Sot bëhen 1 vit nga humbja e producentes së njohur shqiptare, Vjosa Berisha që la pas vetes një karrierë të bujshme artistike.
Ajo kishte mbi 20 vjet përvojë në marrëdhëniet me publikun, median e po ashtu edhe industrinë e filmit.
Sot, në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta, i biri Lekë Berisha e ka përkujtuar i përmalluar të ëmën e ndjerë.
“1 vit pa ty. S’ka kurgjo që e zbutë dhimbjen e mallin. Mos qoftë jeta qaq e padrejtë mos me na lonë me u taku prap. Të dua ma shumë se gjithçka Otë”, shkruan i biri.