GSMA është një organizatë evropiane që organizon çdo vit Mobile World Congress në Barcelonë, dhe si pjesë e kësaj shfaqje është edhe ceremonia e çmimeve, Global Mobile Awards, që zgjedh kompanitë më të mira në kategori të ndryshme.
Në 2017, ata kurorëzuan mbi 40 fitues. Tashmë ju kemi treguar se Samsung mori çmimin për telefonin më të mirë në 2016 mirëpo tani kemi edhe një fitues për telefonin më të mirë të ri. Ky çmim iu nda Sony për pajisjen e tyre më të re, Xperia XZ Premium.
Sony zbuloi katër pajisje të reja në MWC 2017 – Xperia XZ Premium, Xperia XZs, Xperia XA1 dhe Xperia XA1 Ultra.
Pajisja e parë është telefoni me ekran 5.46 inç dhe rezolucione prej 4K, procesorin marramendës Snapdragon 835, kamerën me 19MP dhe teknologjinë Motion Eye për xhirim të ngadalësuar në 960 fps.
Fituesit tjerë përfshijnë Amazon me Amazon Echo, Niantic me aplikacionin Pokemon dhe partneriteti mes Reliance Jio dhe Samsung për inovacionin më të mirë mobil në tregjet në zhvillim.