Robin Kransiqi përballë Arthur Abraham, është ky dueli i vitit në Gjermani.
Kanë mbetur edhe pak orë deri te fillimi i meçi ndërmjet boksierit shqiptar, Haxhi Krasniqi dhe armenit me nënshtetësi gjermane, Arthur Abraham.
Meçi do të mbahet në Erfurt të Gjermanisë dhe pritet të fillojë në orën 22:30. Bëhet fjalë për një duel të peshave super të mesme kualifikues për gjerdanin prestigjioz WBO që aktualisht e mban meksikani, Gilberto Ramirez.
Fituesi i duelit Krasniqi- Abraham do të sfidojë pikërisht boksierin meksikan në Las Vegas brenda vitit 2017.
Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, numëron 50 ndeshje në arenë si profesionist me 46 fitore dhe 4 humbje.
Në krahun tjetër, 37-vjeçari Abraham i lindur në Armeni mban pasaportë gjermane dhe në karrierën e tij numëron 50 sfida me 45 fitore dhe 5 humbje. Ai ka një karrierë të pasur si kampion bote në peshat e mesme dhe dy herë kampion bote në kategorinë super të mesme.