Sonte (e enjte) do të mësohet edhe skuadra tjetër gjysmëfinaliste në Kupën e Mbretit në Spanjë.
Një nga çiftet çerekfinaliste që do të përballen sonte janë dy rivalët e vjetër të kryeqytetit spanjoll, Real Madridi dhe Atletico Madrid.
Derbi madrilen i sotëm do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.
Fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes tjetër mes Valencias dhe Athletic Bilbaos.
Kujtojmë, Barcelona mbrëmë siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit falë fitores 1:0 kundër Real Sociedad./Prishtinapress/