Andrew Strong – njëri nga avokatët e Gjykatës Speciale në Hagë u nda nga jeta të hënën. Gjendja shëndetësore në ditët e fundit të jetës së tij u përkeqësua dhe fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Strong ishte njëri nga avokatët e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli në Gjykatën Speciale në Hagë, teksa ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës edhe të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
E, në nderim të tij sot tek Teatri Kombëtar i Kosovës në orën 18:00 do të ndizen qirinj.
Ky aktivitet është organizuar nga grupi “Liria ka emër”.