Sonte, në ora 20:00 në formatin Livestream në faqen e të Facebook-ut të Teatrit Kombëtar të Kosovës ju ftojmë të ndiqni dramën:
“Pjata prej Druri”
Me emrin e tij ndërlidhet potenca e teatrit të Gjakovës.
Çdo skenë me të, prodhonte atmosferë – ëmbëlsi dhe urtësia e fjalës së tij, përballjet , dëshirat, ëndrrat, kujdesi , familjariteti për aktoret ,gjestet, nazet, ndëshkimet, mallkimet, dhembshurinë me kujtesën, figurën, fjalën kumbuese, gradacionet, ngjyrimet, tretmanin psikodramatik në rrethana, titanizmi fizik e interpretativ ishin mundësi unike të ikonës së Teatrit shqipëtar
Teatri i Gjakovës simbolikisht është shtëpia më e madhe e Gjakovës –
Pleqëria do të ishte ndëshkim për derën kësaj shtëpie.
Kjo ishte edhe shfaqja e fundit ,përshendetëse dhe lamtumirëse për ikonen e Teatrit ,Hadi Shehun.
Sinopsis:
Plaku i shtëpisë së vjetër (Hadi Shehu) do të bëhet pengesë e zonjës së shtëpisë (Rajmonda Bulku) për prezencën e tij, për pijen, duhanin, për gjestet, të sharat e tij, për pleqërinë, për miqësi me komshi e fëmijë.
“Pjata prej Druri“ e autorit Edmund Morris, është inskenuar nga mjeshtri i madh, Gëzim Kame, e punuar enkas dhe per Hadi Shehu-n(artist i merituar)me peshë teatri.
Shfaqjen e përshkojnë emra nga Kosova e Tirana si: Rajmonda Bulku, Hysen Binaku, Xhevdet Doda, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Altina Kusari, Valon Pallaska, Yllka Lota, Muradije Muriqi.
Skenografia Petrit Bakalli,
Muzika nga Pëllumb Vula.
Ka shumë lloje mosmirënjohjeje, por, ndoshta mosmirënjohja e fëmijës ndaj prindit do të ishte ajo çfarë asnjë fuqi hyjnore nuk do të mundë ta falte. A mund të jetë prindi barrë?
“Pjata prej Druri”, drama e cila, trajton problemin shoqëror të moshës së tretë. Në qendër është figura e një plaku, të cilin duan ta heqin qafe e ta degdisin në një azil pleqërie bijtë e vet dhe një nuse e re, fati i së cilës bëhet edhe më i dhimbshëm se fati i këtij njeriu, dikur të lumtur, që po pi tani kupën e hidhur të helmit të pleqërisë. Sikundër, pjata e gravuar prej druri që demitizon – zëvendëson të vjetrën brenda kuzhinës tradicionale si kulturë ose mendësi kohe.
Ka shumë lloje mosmirënjohjeje, por, ndoshta mosmirënjohja e fëmijës ndaj prindit do të ishte ajo çfarë asnjë fuqi hyjnore nuk do të mundë ta falte…
#rrineshtepi #teatrineshtepi
#teatrigjakoves #teatriqytetithadishehu