Site icon PrishtinaPress

Sonte finalja e dytë, Trepça e kërkon barazimin e Besa titullin e kampionit

Trepça e Besa Famgas do të takohen në ndeshjen e dytë të serisë finale në “play-offin” e Superligës së Kosovës në hendboll.

Ndeshja do të luhet prej orës 20:15 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa pritet të ketë numër të madh shikuesish.

Trepça kërkon ta barazojë rezultatin në serinë finalen në 1:1, derisa Besa Famgas udhëton për ta siguruar titullin e dhjetë rresht të kampionit.

Ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Besa e fitoi me tre gola dallim.

Ndeshja e parë ishte interesante dhe e hapur deri në fund.

Edhe sonte pritet ndeshje atraktive dhe me hendboll cilësor.

Siç dihet, Trepça e fitoi së fundmi Kupën e Kosovës në hendboll pasi në finale e mposhti pikërisht ekipin Besa Famgas.

Exit mobile version