“San Siro” do të jetë arenë e përballjes së dy gjigandëve të futbollit italian.
Milan dhe Inter, do të ballafaqohen në derbin e njohur si “Della Madonnina”.
Aktualisht, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi, është në rrugë të mbarë për t’u shpallur kampion në Serie A, pasi kryeson renditjen me 83 pikë.
Kurse, ajo e Stefano Piolit është e dyta me 14 pikë më pak.
Loja është e vlefshme për javën e 33-të.
Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe pesë ndeshje pas kësaj të sontmes.
Deri më tani “Rossonerët” dhe “Nerazzurët” janë përballur 238 herë në ndeshje zyrtare.