Këngëtarja Soni Malaj shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtarja Soni ka bërë të ditur se shumë shpejt vjen kënga e saj më e re, e cila do të shoqërohet edhe me videoklip, transmeton Telegrafi.
“Përgjithmonë” mban titullin kënga e re, e cila është punuar nga Alandy, gjersa tekstin e saj e ka shkruar Rozana Radi.
Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, për të cilin janë kujdesur kompania MAX Production.
Përndryshe projekti i fundit i këngëtares mbetet kënga “Për vete më mbaj”, me të cilën u prezantua në festivalin “Kënga Magjike”, dhe arriti deri në finale duke rrëmbyer çmimin “Performanca më e mirë”.