Por, ajo nuk ka lënë pas angazhimet në muzikë, andaj përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se shumë shpejt vjen me projekt të ri, shkruan lajmi.net.
Soni do të sjell duet me Jowell, ndërsa kënga mban titullin “En La Intimidad”, që nënkuptohet se do të jetë në gjuhën spanjolle.
Këngëtarja nuk ka preferuar të bëj të ditura më shumë detaje, por pritet që kënga shumë shpejt do të jetë në duart e dëgjuesve.
Jowell njihet për hitet e tij bashkë me Randyn, të cilët këndojnë në zhanrin “reggaeton”.