1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Soni Malaj nuk di të ndalet!

Pasi vera e shumëkujt pati si refren këngën “Ti, jeta” të këngëtares Soni Malaj në bashkëpunim me Genën, artistja ka të tjera plane në vijim.

Madje jo një, por disa të tilla. Soni ka nisur punën për t’i vënë pikën projekteve të nisura më herët me DJ Aldon. “Edhe këtë vit projektet e mia do të mbajnë firmën e tij. Jam shumë e lumtur për këtë, pasi ai mbetet DJ numër një shqiptar dhe gjithmonë paraprin modën muzikore, atë që do të jetë trend,” – tregon këngëtarja seksi për BORDO.
Këngët janë kompozuar vitin e kaluar por siç rrëfen Soni, krijimet janë koherente dhe një potencial i mirë për të qenë të pozicionuara lart në paradën e hiteve shqiptare. Bëhet fjalë për tre materiale të DJ Aldos, i cili më herët ka realizuar këngën “Me mua”, bashkëpunim i Sonit me reperin nga Kosova, Skivi. “Po ecim me ritme të shpejta dhe së afërmi do filloj xhirimet e videoklipeve,” shton këngëtarja.
Një tjetër lajm i mirë për fansat e Sonit si këngëtare e baladave, është se kompozitorja australiane Susie Ahern e cila punoi këngën “Me të jeton”, fituese në Top Fest 11, ka nisur punën për një tjetër baladë për Sonin, e cila pritet të publikohet më 14 shkurt. “Jam shumë entuziaste për këto materiale sepse jam e sigurt që do të pëlqehen vërtetë shumë nga publiku.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img