Site icon PrishtinaPress

Sondazhi në Viber: 90 për qind e qytetarëve mendojnë se Qeveria Kurti duhet të riformatohet

Në datën 28 gusht të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një fjalim para Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, ku bëri disa deklarata të papritura. Ai paralajmëroi se ministrat e tij do të vlerësoheshin dhe se mund të kishte ndryshime në Qeveri. Ditët e fundit, kjo çështje u rikthye në vëmendje dhe u diskutua nga media lokale. Lidhur me këtë, përmes grupit në Viber, Nacionale ka hapur një sondazh gjatë ditës së sotme me pyetjen “A duhet të riformatohet Qeveria Kurti?”, me opsionet “Po” ose “Jo” si përgjigje.

Sondazhi i Nacionales në Viber, i cili pyeti rreth 10 mijë anëtarë nëse Qeveria Kurti duhet të riformatohet, tregoi një përqindje të lartë të përgjigjeve që vlerësojnë se ndryshime të reja janë të nevojshme në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti. Me 413 përgjigje të marrura, 90 për qind e përgjigjeve ishin pro riformatimit të qeverisë së Kurtit, duke treguar një ndjenjë të përgjithshme se kabineti aktual nuk po funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gjithsej 374 respodentë mendojnë se Qeveria Kurti duhet të reformohet, ndërsa 37 nuk besojnë se ka nevojë për një gjë të tillë.

Ndonëse rezultatet nuk mund të merren si një përcaktim statistikor me bazë popullatën, ato ofrojnë një njohje të dobishme të perceptimeve të përgjithshme të qytetarëve dhe mund të jenë një shenjë e nevojës për ndryshime në Qeverinë Kurti.

Grupi Për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbajti një konferencë për dy vjetorin e Qeverisë Kurti, ku u diskutua performanca e qeverisë dhe nevoja për reformatim. Drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha-Stublla, u shpreh se, sipas analizave të tyre, për shkak të performancës jo të kënaqshme, kryeministri Kurti paralajmëroi nevojën për reformatim, por nuk ka pasur ndonjë lëvizje në këtë drejtim deri më tani. Ajo theksoi se nevoja për reformatim është e padiskutueshme.

Qysh në fillim, u tha se Qeveria Kurti 2 është dashur të reformatohet për shkak të përformancës jo të kënaqshme, megjithatë vlen të përmendet se deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje nga kryeministri sa i përket kësaj çështje.

“…nga analiza e GLPS-së del se për shkak të performancës jo të kënaqshme, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga kryeministri Kurti, do të duhej të bëhej një reformatim gjë që nuk ka ndodhur. Se ka nevojë për reformatim, tanimë kjo është e padiskutueshme.” – tha drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha-Stublla.

Kujtojmë se në gusht të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një fjalim para Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje. Në fjalimin e tij, ai ishte mjaft i ashpër me shprehjet e tij ndaj ministrave dhe zëvendësministrave, duke i bërë thirrje për një punë kolektive dhe ekipore, dhe duke thënë se nuk kishte nevojë për mendjemëdhenj. Ai u shpreh se ata që marrin pozita në qeverinë e tij duhet të shërbejnë dhe jo të sundojnë, duke qenë udhëheqës të projekteve zhvillimore në përputhje me kushtetutshmërinë dhe me ligjet.

“Na duhet punë kolektive, punë ekipore, ku personat që e marrin një detyrë dinë të punojnë pa krijuar probleme mes grupit për shkak të egove të tyre. Nuk kemi nevojë për mendjemëdhenj. Kush e merr një pozitë në qeverinë time, e merr për të shërbyer dhe jo për të sunduar. Ministrat dhe zëvendësministrat në qeverinë e Republikës së Kosovës nuk janë shefa, janë udhëheqës të projekteve zhvillimore në përputhje me kushtetutshmërinë dhe me ligjet.” – deklaronte Kurti.

Exit mobile version