Pak orë na ndajnë nga ndeshja e madhe e 1/8 së finales në Champions League mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.
Parisienët kanë epërsinë e një goli nga ndeshja e parë (1:0), por në Bernabeu do t’i presë “ferri”.
Messit me shokë do t’i mjaftonte barazimi sonte për të kaluar në çerekfinale, por mbetet të shihet se sa do të jetë e realizueshme kjo.
Sipas sondazhit të UEFA-s, tifozët besojnë se Paris Saint-Germain do të kualifikohet tutje në çerekfinale.
56% e tyre mendojnë se PSG do të kualifikohet tutje, kurse 44% e tyre votuan për Real Madridin.