Site icon PrishtinaPress

Sondazhi i New York Times: Trump (48%) përpara Biden (43%) në garën presidenciale

Gazeta prestigjioze amerikane, New York Times, ka publikuar një sondazh për garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas sondazhit, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e udhëheq garën presidenciale me 48 përqind, ndërsa presidenti aktual, Joe Biden, është i dyti me 43 përqind, kurse 10 përqind e të anketuarve janë të pavendosur.

Vetëm një në katër votues mendon se ShBA-ja po ecën në drejtimin e duhur, ndërsa dy herë më shumë votues besojnë se politikat e Bidenit i kanë dëmtuar ata personalisht.

Shumica e votuesve mendojnë se ekonomia e Amerikës është në gjendje të keqe, teksa sondazhi ofron një sërë shenjash paralajmëruese për Bidenin në lidhje me dobësitë brenda koalicionit demokratik.

Exit mobile version