Site icon PrishtinaPress

Sondazhi i IRI: Serbia, kërcënimi më i madh për Kosovën, përgjegjëse për tensionet e fundit

Një sondazh mbarëkombëtar në Kosovë nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) tregon se Serbia shihet si kërcënimi më i madh për Kosovën dhe është përgjegjëse për tensionet e fundit, derisa normalizimi i marrënieve me Serbinë sipas 44% të anketuarve pritet të ndodhë 1-5 vjetët e ardhshme.

85% e të anketuarve kanë deklaruar se Serbia është kërcënimi më i madh për vendin, i pasuar nga Rusia me 84%, Kina (47%), Mali i Zi (22%), ShBA (14%), Shqipëria (13%) dhe Turqia (10%).

Të pyetur se kur mendojnë që Kosova do t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, 44% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se 1 deri në 5 vjet, brenda një viti (11%), në 6-10 vjet (14%), në 11-15 vjet (5%), në më shumë se 15 vjet (6%), kurrë (11%) derisa 9% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen, shkruan KosovaPress

Ndërsa, se a është Kosova më afër apo më larg normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë sesa ka qenë dy vjet më parë, 33% e qytetarëve kanë deklaruar se është më afër, 30% kanë thënë se nuk ka pasur asnjë ndryshim, 25% kanë thënë se më larg, derisa 8% kanë refuzuar të përgjigjen.

Ndërkaq, se kur do ta njohë Serbia Kosovën si shtet, më pak se gjysma e të anketuarve janë shprehur se 1-5 vjet (41%), për periudhën 6-10 vjet janë shprehur 16% të të anketuarve, 8% kanë deklaruar që brenda një viti, 6% 11-15 vjet, në më shumë se 15 vjet (8%). Ndërsa, 11% e qytetetarëve janë shprehur se Serbia kurrë nuk nuk do ta njohë Kosovën, derisa 11% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen.

Lidhur me tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më shumë gjysma e qytetarëve të anketuar janë shprehur se Serbia është përgjegjëse. Sipas rezultateve të publikuara më 16 maj Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), 83% e qytetarëve kanë deklaruar se shteti serb është përgjegjës për rritjen e tensioneve, 5% janë shprehur se Kosova, të dyja (10%), derisa 1% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen.

Të pyetur se sa janë të shqetësuar se tensionet me Serbinë do zhvillohen në konflikt dhe dhunë më të madhe, 11% e qytetarëve kanë deklaruar se janë shumë të shqetësuar, disi të shqetësuar (45%), jo shumë të shqetësuar (30%), aspak të shqetësuar (13%), derisa 1% e qyetarëve kanë refuzuar të përgjigjen.

Derisa se çfarë lëshimesh duhet të jetë e gatshme që të bëjë Kosova që Serbia të njohë Kosovën, rreth 79% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se Kosova nuk duhet të bëjë asnjë lëshim. 7% janë deklaruar për pranimin e një njohjeje de-facto, komunat serbe (5%), tërheqja e ofertës për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara 2%, të tjera (1%), ndërkohë, që nuk e dinë apo refuzojnë të përgjigjen janë dekaruar 7% e të anketuarve.

Të anketuarit janë pyetur edhe për çështjen e targave se a duhet që Qeveria e Kosovës të vazhdojë të shtyjë politikën që të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe serbët e Kosovës, të përdorin targa të Kosovës, mbi 65% e qyetarëve janë shprehur për (Po), 25% kundër (Jo), derisa 10% e tyre kanë refuzuar të përgjigjen. /KP

 

Exit mobile version