Site icon PrishtinaPress

Sondazhi i fundit: LDK vazhdon rritjen, VV rënien

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje. Kurse Vetëvendosja ka vazhduar të humbasë elektoratin e saj. Kjo është situata që shihet në një sondazh, i bërë së fundmi.

Në një të tillë,  i parë nga Nacionale, del LDK e Abdixhikut do të merrte hiç më pak se 25.6 për qind të votave nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel.

Ky rezultat është më i mirë madje edhe se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, kur garonte me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, kur kishte marrë 24.5 për qind.

Kjo nënkupton se vetëm për një periudhë të shkurtër kohore (më pak se dy muaj), LDK-ja është rritur për më shumë se 3 për qind (3.2 për qind).

Në kurriz të kujt u rrit LDK-ja?

Rritja e sondazhit të shtatorit për LDK-në ishte bërë në kurriz të Lëvizjes Vetëvendosje, që e kishte humbur në masë të ndjeshme mbështetjen që e kishte pasur në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Megjithatë, edhe rritja aktuale del të jetë bërë në kurriz të partisë në pushtet.

Vetëvendosja ka marrë në zgjedhjet e vitit të kaluar 50.2 për qind të votave, ndërkohë në shtator u evidentua humbja e një pjese të madhe të elektoratit, pasi kishte rënë në 37.3 për qind.

Sidoqoftë, duket se partia e drejtuar nga Albin Kurti ka vazhduar të bjerë, pasi në sondazhin të cilin e ndan me lexuesit e saj Nacionalja, ka vetëm 33.9 për qind – një rënie e frikshme popullariteti.

Nëse distanca mes VV-së dhe LDK-së në zgjedhjet e 2021-shit ishte 37.5%, tashmë kjo distancë është ulur në vetëm 8.3 për qind të votave në atë që duhet ta përbëjë numrin më shqetësues për kryeministrin Kurti dhe partinë e tij.

Partitë e tjera?

PDK-ja dhe AAK-ja kanë mbetur pak a shumë në po ato shifra edhe ku ishin. Lista Guxo, e udhëhequr nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci, përsëri mbetet shumë, shumë larg pragut, me vetëm 1.3 për qind.

Ndërkohë, përkundër aktiviteteve të shumta dhe kontributit të madh në sferën publike, PSD-ja del se do të merrte rezultat tepër të dobët.

9.3% e qytetarëve të anketuar janë shprehur si “i/e pavendosur”.

Exit mobile version