Sondazhi është kryer në mes të viteve 2015 dhe 2017.
Vendet me dëshirë pak më të lartë për të migruar janë Haiti (63%), Liberia (66%) dhe Sierra Leone (71%). Kur Gallup kreu studimin, Sierra Leone dhe Liberia ishin në mes të shpërthimit të Ebola.
Ndërkaq, Siria e shkatërruar nga lufta renditet në vendin e 12 (46%), e ndjekur nga Kosova (46%).
Sipas Gallup, mesatarja mbarëbotërore e njerëzve që duan të emigrojnë vlerësohet në 15%, pak më e lartë se mesatarja mes viteve 2013 dhe 2016.
Dëshira e shqiptarëve për të migruar është katër herë më e lartë se mesatarja botërore, transmeton Telegrafi.
Shqipëria duket të jetë ndër vendet që vuajnë nga luftërat, konfliktet, uria dhe fatkeqësitë e tjera.
Sondazhe të ngjashme kanë treguar dëshirën gjithnjë e më të lartë për shqiptarët në vitet e fundit për të braktisur vendin e tyre.
Përkundër që këto analiza janë të dobishme për politikën shqiptare, që të marrë hapa konkret, Qeveria nuk ka treguar ndonjë plan për të luftuar trendin dhe nivelet e jashtëzakonshme të pakënaqësisë së njerëzve me situatën e vendit të tyre.
Ku qëndron Kosova?
Sondazhi i njëjtë i Gallup e vë Kosovën dhe Shqipërinë në krye të indeksit të “nxjerrjes së trurit” në Europë, i cili mat nivelin e të rinjve, të arsimuar shumë, të cilët dëshirojnë të largohen nga vendi pa plan të kthehen.
Sipas sondazhit, në Kosovë, 42% e të rriturve të arsimuar të lartë dhe në Shqipëri 32% e tyre do të largoheshin përgjithmonë nga vendet e tyre.
Kosova është gjithashtu e treta në botë sipas indeksit të ikjes së të arsimuarve, pas Sierra Leone (78%) dhe Sirisë (44%).
Mali i Zi fqinjë ka një rezultat pozitiv, me mundësinë e përshëndetjes së 25% të fuqisë punëtore të arsimuar nga vendet e tjera.
Ekspertët e konsiderojnë papunësinë, pagat e ulëta, korrupsionin e lartë dhe mungesën e sundimit të ligjit, mundësitë,…, janë si arsyet kryesore pse njerëzit në Ballkan duan të ikin.
Sa i përket Shqipërisë, për pesë vitet e fundit qeveria shqiptare nuk ka paraqitur ndonjë plan konkret për t’iu përgjigjur kësaj çështjeje.
Për më tepër, protestat e vazhdueshme kanë treguar se studentët e konsiderojnë veten si “viktima” aktuale dhe të ardhshme të migrimit dhe ikjes së trurit, vetëm për t’u tallur dhe fyer nga kryeministri Edi Rama.