Sondazhi: 51 për qind e të anketuarve nuk e duan rikthimin e Fatmir Sejdiut në krye të LDK

96
Advertisement

Emisioni “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka vazhduar edhe sonte me sondazhe sa i përket pëlqyeshmërisë së kandidatëve të mundshëm për kryetar të LDK-së.

Advertisement

Në pyetjen “A duhet te rikthehet Fatmir Sejdiu ne krye te LDK-së?” kanë votuar deri rreth orës 21:00 plotë 10 mijë e 700 persona.

Kandidaturën e Fatmir Sejdiut e kanë “miratuar” 49 për qind e votuesve, ndërsa 51 për qind e tyre nuk do ta pranonin Sejdiun si kryetar të LDK-së, njofton Telegrafi.

Ndërsa mbrëmë i njëjti sondazh ishte organizuar nga “Debat Plus” edh për Lutfi Hazirin.

Rreth 12 persona kishin marrë pjesë në këtë sondazh dhe rezultati ishte shumë më i thellë se ai me Fatmir Sejdiun.

Kandidaturën e Lutfi Hazirit e kishin miratuar vetëm 25 për qind të votuesve në sondazhin e “Debat Plus” apo tre mijë persona, ndërsa “kundër” kishin votuar 75% apo 9 mijë persona. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës