Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj sot ka marrë pjesë në një tubim të kësaj partie në qytetin e Gjilanit.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet është e pashmangshme, transmeton lajmi.net
“Po përgatitemi për fitoren e VETËVENDOSJE!-s në Gjilan. Sipas tubimeve tona në teren, anëtarësimeve të reja ngë të gjitha subjektet dhe sondazheve të njëpasnjëshme, kjo fitore do të jetë e pashmangshme”, ka shkruar Molliqaj në facebook.
Disa ditë më parë, ky subjekt publikoi rezultatet e një sondazhi sipas të cilit ata dalin të parët në renditje.
Kjo ka shkaktuar reagim nga partitë tjera duke e cilësuar si sondazh të paguar.