Site icon PrishtinaPress

Sondazh nga Pyper: Rreth 60 për qind e qytetarëve besojnë se kufizimi i orarit për gastronominë nuk ka ndikuar në uljen e rasteve me COVID-19

Edhe pse masat e qeverisë për të parandaluar virusin COVID-19 janë hartuar me qëllim të mirë, disa prej tyre nuk janë pritur mirë nga qytetarët e Kosovës.

E një prej vendimeve që nuk është pritur aq mirë nga shumë qytetarë është kufizimi i orarit të punës për sektorin e gastronomisë, kjo e cila ka ndikuar në uljen e të hyrave si dhe në largimin e punëtorëve.

Në sondazhin e kompanisë së hulumtimeve Pyper me mostër jo të rastësishme, të dhënat kanë pasqyruar perceptimin e qytetarëve rreth veprimtarisë së gastronomisë si dhe ndikimit të tij në COVID-19.

Me fjalë tjera, duke pasur parasysh gjendjen aktuale me COVID-19, rreth 42 për qind konsiderojnë se lokalet e gastronomisë duhet të punojnë edhe pas orës 22:30, mirëpo veprimtaria e këtij sektori nuk duhet lejuar të zhvillohet në hapësira të mbyllura apo 55.16 për qind.

Veç kësaj, pjesëmarrësit e sondazhit po ashtu konsiderojnë se mbyllja e lokaleve të gastronomisë në 22:30 nuk ka pasur ndikim në uljen e rasteve me COVID-19 apo 58.52 për qind si dhe konsiderojnë se nuk do të bëj që situata të përkeqësohet nëse këtij sektori u lejohet të punojnë pas orës 22:30 apo 55.75 për qind.

Gjithashtu, vlen të ceket se si rezultat i ndikimi të pandemisë COVID-19, aktualisht mjaft industri në Kosovë kanë nevojë për ndihmën e qeverisë. Duke u bazuar në atë që nëse në zero gjendet industria që ka më së paku nevojë për ndihmën e qeverisë dhe në 10 industria që më së shumti ka nevojë, sektori i gastronomisë u vlerësua nga respondentët që morën pjesë në hulumtim me vlerën mesatare prej 4.97.

Exit mobile version