2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Sondazh: 20% e qytetarëve të Serbisë pro pavarësisë së Kosovës

Tetë për qind e qytetarëve të Serbisë besojnë se zgjidhja ideale për çështjen e Kosovës është njohja e pavarësisë, kurse njohjen e shtetit të Kosovës si zgjidhje të mundshme e shohin 20 për qind e tyre.

Këto shifra kanë dalë nga një sondazh i realizuar nga organizata serbe “Crta” (Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi) në Beograd për muajin shkurt të këtij viti.

Në pyetjen se si e shohin “Zgjidhjen më ideale dhe të mundshme të problemit të Kosovës”, nga 1011 respodentë, mbi 80 persona janë deklaruar se zgjidhja është te Kosova e pavarur.

“Si zgjidhje ideale për Kosovën, numri më i madh i qytetarëve (34 për qind) shohin kthimin në mënyrën e vjetër, pra që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, ndërsa 20 besojnë se është një lloj marrëveshjeje – në këtë drejtim, tetë për qind janë në favor të njohjes së Kosovës, shtatë në favor të ndarjes së territoreve dhe pesë mbështesin propozimin franko-gjerman”, thotë ky sondazh.

crta sondazh kosova pavaresia

“Në anën tjetër, si zgjidhje më e mundshme, numri më i madh i të anketuarve (35 për qind) mendojnë se bëhet fjalë për një lloj marrëveshjeje – 22 për qind për njohjen e Kosovës, 9 për qind propozimin franko-gjerman dhe 4 për qind për ndarjen e territorit”, thuhet në përgjigjet e qytetarëve të këtij sondazhi.

Ndërkaq, nëse një referendum për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian do të mbahej javën e ardhshme, 44 për qind e qytetarëve të Serbisë do të votonin “për”, ndërsa 42 për qind janë kundër anëtarësimit në BE, sipas këtij sondazhi të “Crta” për shkurt.

Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se partnerët më të rëndësishëm politikë dhe të sigurisë së Serbisë janë Rusia dhe Kina, ndërsa më i rëndësishmi ekonomikisht është BE-ja.

Pothuajse 50 për qind e qytetarëve të Serbisë besojnë se opsioni më i mirë për vendin e tyre tani është një lider i fortë që merr vendime pa Parlamentin dhe Qeverinë.

Organizata “Crta” ka realizuar një anketë telefonike për qëndrimet politike të qytetarëve, në periudhën 25 shkurt deri më 3 mars, dhe anketa është realizuar në një kampion të rastësishëm prej 1011 të anketuarve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img