Trajneri norvegjez nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit belg, Marouane Fellaini.
31 vjeçari ka pësuar një lëndim dhe do të mbetet jashtë fushave deri në një muaj, përcjell prishtinapress.eu
Fellaini nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Solskjaer deri në muajin shkurt, dhe kjo i jep fund spekulimeve për një largim të tij nga Manchester United pas shkarkimit të Jose Mourinho.