-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Solidarizohet ish-futbollisti Migjen Basha: Tritoli në shtëpinë e Dukës, e rëndë dhe e turpshme. Politika, larg futbollit!

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Shqipëri, tritoli i vendosur në shtëpinë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe ndërhyrjet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt dhe politikës në zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të FSHF-së kanë kaluar tashmë kufijtë e vendit tonë, duke marrë jehonë ndërkombëtare.

I gjithë komuniteti i futbollit shqiptar dhe ai ndërkombëtar, por edhe media të ndryshme të huaja kanë reaguar në lidhje me shpërthimin e tritolit në shtëpinë e Dukës, duke u solidarizuar me numrin një të futbollit shqiptar.

Migjen Basha, një nga heronjtë që dërgoi Shqipërinë në EURO 2016, në një intervistë ekskluzive flet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, por edhe se si ai e sheh ndërhyrjen e politikës në futboll.

Ish-mesfushori i Kombëtares e konsideron si një ngjarje të rëndë dhe mjaft të turpshme shpërthimin e tritolit në shtëpinë e Presidentit Duka, për të cilën shprehet se mund të ndikojë edhe në imazhin e Shqipërisë në botë.

Basha shprehet se politika duhet të qëndrojë larg futbollit dhe thekson se në 2016 ishtë ai së bashku me shokët e tij dhe FSHF-në që e çuan futbollin në Europian dhe jo politika.

– Pak ditë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë, një shpërthim me eksploziv në shtëpinë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Cili është komenti juaj në lidhje me këtë ngjarje?

– Kam lexuar në media për ngjarjen e rëndë, shpërthimin e tritolit në shtëpinë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe për mua është me të vërtetë e turpshme kjo ngjarje. Unë mund ta kuptoj rivalitetin kundër Presidentit Duka, por që ta sulmojnë atë dhe familjen e tij në këtë mënyrë, kjo është tërësisht e papranueshme. Nuk e di pse vjen gjithë kjo urrejtje, kur vitet e fundit ka pasur shumë progres nga ana e infrastrukturës, siç janë stadiumet e reja apo ndërtimi i Shtëpisë së Futbollit, po ndërtohen edhe fusha të reja në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjeër, Kombëtarja ka arritur diçka historike, kualifikimin në një kampionat europian dhe prapë shumë njerëz nuk janë të lumtur. Pastaj, me këtë ngjarje të shëmtuar, bëhet fjalë edhe për imazhin e Shqipërisë e të gjithë shqiptarëve në botë dhe kjo na dëmton.

– Prej disa ditësh eksponentë të rëndësishëm të politikës po përpiqen të ndërhyjnë në procesin e zgjedhjeve për organet drejtuese të FSHF-së. Si e shikoni këtë situatë, a është normale që politika të ndërhyjë në çështje që i takojnë vetëm komunitetit të futbollit?

– Në fakt nuk shquhem si ndonjë ekspert politike, por nuk e kuptoj se pse gjithë ky interes i madh nga politikanët dhe pikërisht në këtë moment. Politika duhet të qëndrojë larg futbollit, ashtu sikurse ka bërë gjithmonë në fakt, pasi njerëzit e futbollit janë vetë të aftë për të bërë më të mirën për ta zhvilluar këtë sport. Në 2016 ishim ne futbollistët dhe Federata Shqiptare e Futbollit që e dërguam Shqipërinë në Europian dhe jo politika.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img