Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) Hysen Sogojeva, ka thënë se kanë informata nga bizneset që kanë mungesë të punëtoreve, si shkak i liberalizmit të vizave, por që situata në teren nuk është ashtu siç kishin parashikuar se do të këtë ikje të madhe.
Ai nka thënë se është shqetësuese mos interesimi i qeverisë së Kosovës në hartimin e ndonjë plani apo strategjie për parandalimin e kësaj dukurie.
Sogojeva ka thënë se nuk ka ikje masovike të punëtoreve, por që largim të tyre mund të ketë më vonë.
“Edhe pse kemi paralajmërime që do të kemi një lëvizja pak më të madhe të punëtoreve, megjithatë deri më tani nuk është vërejt shumë. Por shihen tendencat, ka raste që çdo ditë ka dy, tre, katër biznese më lajmërojnë se janë në mungesë të punëtoreve. Mirëpo nuk kemi fluks të hovshëm, mendojmë që ndoshta pas tre mujorit të parë ndoshta do të ketë për shkak të përmirësimit të kohës dhe atje qytetaret gjejnë punë në perëndim. Ndoshta do të ketë ndonjë kusht, por mendoj që ajo që duhet të potencohet është se nuk është me ajo Evropa që jep para”, ka thënë ai.
Kryetari i OHT-së ka thënë se në biznese është duke u vërejtur se kanë përmirësuar kushtet e punës për punëtoret dhe se ka rritje të pagave.
“Në bazë të informatave do të thotë ka tendencë të përmirësimet të kushteve në krahasim me para dy viteve, ka tendencë sepse kanë filluar që edhe pronarët me pa që me rroga të vogla nuk mbahet punëtori. Ne si Odë e mbrojmë biznesin por edhe biznesi duhet ta ketë parasysh se me këtë standard normal që duhet të rritet paga dhe ti plotësohen kushtet atij për me mujt me qëndruar në vend të punës”, ka thënë ai.
Sogojeva ka thënë se po ka ekzagjerimi sa i përket ikjes së punëtoreve nga vendi dhe se kjo nuk duhet të ekzagjerohet.
Ai ka pasur kritika ndaj qeverisë se nuk është duke bërë plan për parandalimin e kësaj dukuri dhe se nuk është duke u takuar as më Odat e bizneset për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.
“Deri më tani nuk kemi lëvizje, nuk ka lëvizje masovike. Nuk duhet që të fryhen gjërat, se kanë filluar disa analist e disa njerëz po ekzagjerojnë këtë numër të largimit të punëtoreve nuk është ashtu. Unë nuk po shoh plan të qeverisë, as një takim nuk është mbajtur në lidhje me këtë dukuri. Duhet që të shpërndahen, duhet me dalë nëpër teren, duhet me sensibilizuar këtë çështje edhe me mujt që nëpërmjet Odave, shoqatave të ndryshme, me biznese me punuar që me ofruar më afër biznesin që në të ardhmen mos të kemi largim të punëtoreve. Nuk ka strategji, nuk ka as takime që mbahen në lidhje më sensibilizimin e kësaj çështje që është goxha dukuri. Krejt çka e shini zhvillimin e turizmit në Kosovë është fal sektorit privat”, ka thënë ai për EO.