Aktorja kolumbiane Sofia Vergara dëshmoi edhe një herë me fotografi të reja se pse shumëkush e konsideron ndër femrat më të bukura në botë.
Aktualisht, ajo është duke pushuar në Itali, ndërsa ka pozuar me rroba banje njëcopëshe duke i mahnitur 30 milionë ndjekësit e saj në Instagram, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen.
“Faleminderit të gjithëve. Faleminderit që jeni gjithmonë me mua. Faleminderit që më mbështetni në çdo gjë që bëj. Puthje nga Italia”, ka shkruar ajo.

Ky njoftim mblodhi afro dy milionë pëlqime dhe komentet ishin plot lëvdata.
Aktorja bukuroshe ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj të 51-të, ndërsa kishte thënë për Women’s Health se nuk ka aspak frikë nga plakja, prandaj nuk ka zgjedhur të bëjë ndërhyrje estetike.