Sociologia, Flaka Ymeri, ka folur në lidhje me incidentet e fundit në Kosovë, ku dy persona vdiqën në më pak se një javë.
Ajo potencoi se përdorimi i armës nëpër hapësira publike mund të shkaktojë numër më të madh të viktimave.
“Me të vërtet ka kohë që përballemi me këtë kaos social dhe këto dinamika, shoqëria, që po kalon shoqëria jonë, ne e kuptojmë që është në gjithë botën, pas zhvillime të fundit kanë marrë një kaheje krejt të kundërt”, u shpreh Ymeri në InfoMagazine në Klan Kosova.
“Tashmë po e shohim që kontrollin e mbajtjeve të armëve pa leje në vendin tonë është jashtë kontrollit, për shkak se të ndodhin brenda pak ditësh pa kaluar një javë dy vrasje, askush në botë nuk ka popullatë aq të madhe sa të humbë jetë njerëzish”.
“Nëse arma përdoret në hapësira publike mund të ketë viktima edhe krejtësisht të rastësishëm dhe rrugës, kur arma drejtohet në atë mënyrë pa kontroll, ne nuk mund të dimë se deri ku mund të shkojë numri i viktimave”, potencoi ajo.