0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Snapchat largon nga puna 20 për qind të stafit

Kompania e rrjeteve sociale Snapchat ka njoftuar se ka vendosur të shkurtojë stafin me 20 për qind në mënyrë që të shkurtojë shpenzimet.

Kryeshefja ekzekutive e Snapchat, Evan Spiegel, në një mesazh për punonjësit e kompanisë, theksoi se kostot e kompanisë duhet të reduktohen për të shmangur humbjet e konsiderueshme për shkak të rritjes së ulët të të ardhurave.

“Megjithëse kemi ndërtuar rezerva të konsiderueshme kapitali dhe kemi punuar shumë për të shmangur zvogëlimin e ekipit tonë, ne duhet të përballemi me pasojat e rritjes më të ulët të të ardhurave dhe të përshtatemi me mjedisin e tregut,” tha Spiegel.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë përpjekjet për të përshpejtuar sërish rritjen e të ardhurave.

Spiegel tha se ata morën një vendim të vështirë për të ulur numrin e të punësuarve me 20 për qind. /kp

/Prishtinapress/          

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img