3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

SMS të dyshimtë: Posta e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve për kujdes

Posta e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes që të mos bien pre e një mashtrimi me SMS që po u dërgohen nga palë të panjohura.

Posta e ka cilësuar këtë si sulm, por nuk ka dhënë të tjera informacione.

“Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi. Palë të panjohura po dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emrin e Postës së Kosovës. Menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to. Të nderuar qytetarë, ju lutëm mos klikoni asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunoni me numra që nuk janë të Postës së Kosovës. Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img