Freskuese dhe ushqyes, ky smotothie është ideal për mëngjeset e nxehta të verës.
Përbërësit
2 pjeshkë
1 limon
1 banane
1 lugë çaji mjaltë
3 kuba me akull
Përgatitja
Prisni pjeshkët në copa të vogla. Më pas shtrydhni lëngun e limonit dhe hidheni në blender. Shtoni aty frutat, mjaltin dhe copat e akullit. Lërini në blender për 30 sekonda deri sa të bëhet një masë kompakte. Kjo pije shërbehet e ftohtë.