-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Smakiqi për PrishtinaPress: Kurti aksidentalisht është kryeminister i Kosovës

Në një prononcim për Prishtina Press, avokati i njohur Xhevdet Smakiqi ka folur rreth Gjykatës Speciale dhe për ish-krerët e UÇK-së.

“Fatkeqësia e këtij personi që sipas meje aksidentalisht është kryeminister i Kosovës, është se edhe në këso situatash krijon përçarje, ai para ca ditesh tha se presim të lirohet Rexhep Selimi, domethënë bëri një përçarje mes ish krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë“, shkruan Prishtina Press.

I pyetur se kush i paguan avokatët e Gjykates Speciale Smakiqi u pergjigj se në kushte të caktuara nëse personat nuk kanë kushte ekonomike financiare ata paguhen nga buxheti i Gjykatës Speciale.

Ai gjithashtu komentoi edhe deklarimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Edi Rama ka bërë jo pak por shumë më shumë se kryeministri i Kosovës për lirimin e sa më të shpejt të tyre”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img