13.6 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Smakiqi: Lavdi dhe përulje Shaban Polluzhës dhe bashkëluftëtarve të tij!

Njohësi i çështjeve politike në vend, Xhevdet Smakiqi, në faqen e tij në facebook ka kujtuar Shaban Polluzhën me rastin e 73 vjetorit të rënies së tij. Ai ka thënë se, ”sikur Fadil Hoxha te rreshtohej nën komandën e Shabanit, po atë vit 1945 Shqipëria dhe Kosova do të ishin Shtet me vendin meritor në Ballkan dhe s’do të vuanim edhe gati 60 vite tjera nën robëri”.

Lexoni postimin e plotë:

Sot 72 vjet u bënë, kur nga urdhërat qendrës se vendosjes në Moskë e Beograd, me aprovimin e Fadil Hoxhes dijeninë dhe përgjegjësinë e tij, me ndihëmen e bashkëpuntorëve çetniko-partizanë, u likuidua kolosi ushtarak Shaban Polluzha, i cili ishte priejtarë dhe implementues i vendimeve te Konferences se Bujanit .

Sikur Fadil Hoxha te rreshtohej nën komandën e Shabanit, po atë vit 1945 Shqipëria Kosova do te ishin Shtet me vendin meritor në Ballkan dhe s’do te vuanim edhe gati 60 vite tjera nën robëri.

Një ndër ushtarakët e tij te afërt besnik e trim ishte edhe Muharrem Smakiqi, ku në betejën e Abrise te Kulla e Hadakut dhe ne lagjen Smakaj nën komanden e tij ishte shkatrruar ne tërësi brigada çetniko-partizane Boshko -Buha.

Mos te lejojmë qe sot askush dhe për asgjë te promovoi , emërtoi apo vendos permendore te Fadil Hoxhes dhe bashkëpuntorëve te tij, siç po tenton Mimoza Kusari në Gjakovë.

Varret dhe plagët e djegiet e vatrave tona drenicare janë lavdia dhe krenaria jonë , kërkojmë te rregullohen dhe mbrohen me ligj nga Kuvendi i Kosoves.
Lavdi Shaban Polluzhes !

Xh.S #përteverteten#

Fotografia e Xhevdet Smakiqi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img