0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Smaka: Nëse Kurti nuk arrin ta formojë Qeverinë, presidenti cakton mandatarin tjetër

Mandatari Albin Kurti ka kohë deri më 3 shkurt për të kompletuar kabinetin e tij qeveritar, kjo pasi që me kërkesë të tij seanca për votimin e Qeverisë do të mbahet më 3 shkurt.

Pengesat në arritjen e koalicionit mes këtyre dy subjekteve politike janë shfaqur në momentin kur është diskutuar për ndarjen e pozitave dhe përgjegjësive.

Lidhur me këtë temë, është deklaruar njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka. Në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ai tregoi se çfarë do të ndodhë në qoftë së Kurti nuk arrin ta kompletojë kabinetin qeveritar.

“Në qoftë se Kurti nuk arrin ta formojë Qeverinë, me të njëjtën procedurë presidenti duhet ta caktojë mandatarin tjetër, i cili ka kohë 10 ditë për të formuar Qeverinë. Nëse as ai nuk mundet atëherë duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, është shprehur Smaka.

Ndërkohë, mandatari Kurti të enjten ka zhvilluar takime edhe me përfaqësuesit e minoriteteve në Kuvend, prej të cilëve ka kërkuar mbështetje për Qeverinë në ardhje.

Përfaqësuesit e këtyre minoriteteve, kanë thënë pas takimit se ende nuk e kanë të definuar qëndrimin e tyre dhe se gjatë ditëve në vijim ata do të marrin vendim nëse do ta përkrahin Qeverinë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img