Politologu, Avdi Smajljaj ka ironizuar me deklaratën e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili mbrëmë shpjegoi mënyrën e funksionimit të ministrive.
“zvMinistri mbrëmë na e tregoi një gjë shumë interesante që se kemi ditur, e u kemi rënë në qafë ministrave të qeverive të kaluara pa të drejtë. Ndër të tjera tha se tenderat i jep një komision atje, jo ne stafi politik (parafrazim).”, ka shkruar ai.
Më tej, ai ka thënë se njeriu po mësojke gjatë tërë jetës.
“Nuk e paskemi ditur si funksionojnë ministritë në brendësinë e tyre të thellë. Sa të êshtë njeriu, po mësojke!”, përfundon shkrimi i tij.
Shkrimi i z. Smajljaj: