1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sllovenia njeh Palestinën

Sllovenia, si vendi i 147-të në botë, e njohu zyrtarisht Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran. Ata kanë varur flamurin palestinez para parlamentit.

Pas seancave dëgjimore në Asamblenë Kombëtare, Sllovenia njohu zyrtarisht Palestinën. Njohja u mbështet nga 52 deputetë.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, përmes rrjeteve sociale njoftoi se “njohja e sotme e Palestinës si shtet sovran dhe i pavarur i dërgon shpresë popullit palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Gaza”.

Kështu, sllovenët kanë ndjekur hapat e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë, të cilat së fundmi bënë të njëjtën gjë.

Sllovenia u bë kështu anëtari i 147-të i Kombeve të Bashkuara që njohu Palestinën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img