Skype i njoftoi përdoruesit për disa përditësime në sistem, por njoftimi nuk u prit mirë nga disa prej komentuesve në Facebook.
Shumë persona e hodhën në dyshim ekzistencën dhe punën e tij. Më poshtë janë renditur disa prej komenteve.
“Njerëzit ende e përdorin Skypen!?”. “O Zot! Kam menduar se jeni varrosur së bashku me Nokian dhe Internet Explorer”. “Ndalova së përdoruari Skypen vite më parë dhe nuk më besohet që ende ekziston”.

Skype ka ndryshuar opsionin e telefonatave direkt në platformë dhe nga Skype në telefon. Kjo platformë është me pagesë.
Skype është pjesë e kompanisë Microsoft, e lansuar në gusht të 2003-s. Zhvillimet teknologjike dhe platformat e reja si Viber, Whatsapp dhe të tjera, e kanë shuar dukshëm punën e tij.