Egnatia bën një goditje të madhe për sulmin pa u hapur ende zyrtarisht merkatoja e janarit.
Bëhet fjalë për një qendërsulmues tipik, 27-vjeçarin ganez, Rafael Duamena.
Sulmuesi jo më larg se katër vite më parë, ka qenë pjesë e klubit të njohur spanjoll, Levante, duke luajtur 12 ndeshje në La Liga me fanellën e kësaj skuadre.
Sulmuesi afrikan ka qenë edhe pjesë e Zyrihut, Zaragozës, Vejlës e së fundit Blau Linzit./Prishtinapress/