Pas vetëm një viti në Itali Yacine Adli mund t’i ndajë rrugët me Milanin dhe mund të rikthehet në Francë.
Mediet italiane raportojnë se klubi i Lille i ka kërkuar Milanit informacione për francezin, që sezonin 2021-2022 ishte pjesë e Bordeaux.
Megjithatë interes për mesfushorin 22-vjeçar kanë shfaqur edhe disa klube të Seria A, mes të cilëve edhe Sampdoria.