Skuadra FC KEK nga Obiliqi ka vënë në shitje 30 për qind të aksioneve të saj.
Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të bordit të klubit.
“Në mbledhjen e mbajtur sot me datë 11.08.2023 në ambientet e klubit ku pjesmarrës ishin Presidenti Z.Besnik Mjeku së bashku me të gjithë aksionarët tjerë, në këtë takim morën këtë vendim:
30% të aksioneve janë në shitje dhe nëse ka të interesuar të ofrohen në synimet e klubit janë të mirëseardhur” thuhet në njoftimin e klubit.
FC KEK aktualisht luan në Ligën e Parë të futbollit kosovar.