Gjeorgjia mbrëmë ka arritur të mposht Shqipërinë në “Air Albiania”, minimalisht me rezultat 1-0.
Ndërkohë, futbollisti i Napolit dhe ylli gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia ka luajtur i lënduar ndaj kombëtares shqiptare.
Kështu ka bërë të ditur vetë trajneri gjeorgjian, Willy Sagnol.
Ai pas ndeshjes tha se Khavara mori një goditje në pjesë të parë mirëpo vazhdoi të luaj me dhimbje.
“Kvara luajti me dhimbje pasi mori një goditje gjatë pjesës së parë. Ai dëshironte të luante sa më shumë. Ai është lojtar ekipor. Na duheshin lëvizje më të shumta në fushë në 15-20 minutat e fundit, dhe e zëvendësuam atë me Zurikon që luajti mirë”, u shpreh Sagnol.
Kjo nuk është shenjë e mirë për Napolin, që në fundjavë luan me Cagliarin, teksa paraqitja e gjeorgjianin vihet në dyshim.
Khavara është një ndër lojtarët më të mirë dhe më me ndikim te Napoli.
Këtë sezoni realizoi luajti tri ndeshje në Serie A, teksa shënoi dhe asistoi nga një herë.