4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Skuadra e Ligës së Kampionëve shkarkon trajnerin

Monaco ka bërë të ditur se ka përfunduar marrëveshjen me trajnerin Leonardo Jardim.

Skuadra franceze është në krizë të rezultateve, ku pozicionohet në vendin e 18-të në Ligue 1 dhe është e fundit në grupin e Ligës së Kampionëve me dy humbje.

Trajneri portugez arriti te klubi i principatës në vitin 2014 duke e drejtuar skuadrën në 233 ndeshje, shkruan indeksonline.

Jardim arriti të shpallët kampion në sezonin 2016-17 si dhe arriti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (2014-15).

“Unë jam mirënjohës dhe krenar që kam qenë në gjendje të trajnoj Monacon për më shumë se katër vjet. Unë kam dhënë gjithmonë më të mirën e vetes dhe kam punuar me pasion. Ne kemi arritur fitore të mëdha së bashku dhe gjithmonë do t’i mbaj ato kujtime”, ka thënë Leonardo Jardim.

Në anën tjetër zv. Presidenti i klubit e ka falënderuar trajnerin për bashkëpunimin dhe punën që ka bërë.

“Dua të përshëndes me respektin më të thellë Leonardon për të gjithë punën e bërë. Leonardo ka vendosur veten në stolin e AS Monaco si një referencë në Evropë dhe lë pas një bilanc shumë pozitiv. Kalimi i tij do të mbetet si një nga faqet më të bukura në historinë e klubit. Leonardo do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së AS Monaco”, ka thënë Vadim Vasilyev.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img