Barcelona ka shtuar përpjekjet për transferimin e mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar.
“Mundo Deportivo” shkruan se përfaqësues të Barcelonës janë takuar me menaxherin e Skriniar për të tentuar ta bindin të largohet nga Inter duke kaluar në Camp Nou.
Trajneri Ernesto Valverde ka kërkuar transferimin e një qendërmbrojtësi të ri dhe Skriniar kryeson listën e kërkesave të tij, përcjell “lajmi.net”.
Skriniar së fundmi ka qenë i përfshirë në bisedime me Interin për vazhdimin e kontratës.
Por, Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për blerjen e tij gjatë vitit 2019.