Avokati Besnik Berisha ka treguar detaje të reja nga seanca dëgjimore kundër tij që u mbajt në Kardiologji, ku ai ishte shtrirë pas ndalimit.
Ai ka thënë në intervistën te Berat Buzhala se me prokurorin Rasim Maloku gati sa nuk u përleshën për shkak të një telefoni që incizonte.
Avokati i cili është liruar, ka treguar tutje se avokatit të tij i është sekuestruar telefoni dhe është marrë për të dhënë deklaratë në Polici.
Berisha tutje ka zbuluar se si nuk ka mundur ta ndihmojë babain e tij, pavarësisht se avokatët kishin bërë thirrje për një leje humanitare.
“Me telefonin e një mikut që ishte në koridor bashkë me Policinë kam dalë dhe e kam lut a ka mundësi telefonin – dhe jam detyru me dhanë injeksion përmes telefonit duke i treguar vajzes time si të veprojë”, ka thënë tutje Berisha.
“S’kam me ia falë kurrë, ligjërisht”, ka thënë avokati Berisha për prokurorin Maloku.