Artistët shqiptarë, Skivi, Doksi dhe Lil Bin, kanë prezantuar projektin e ri muzikor.
“Kriminele” mban titullin kënga e tyre ritmike, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin dhe muzikën e kanë realizuar vet reperët, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Granit Gashi.
Ky i fundit po ashtu u kujdes edhe për producimin në bashkëpunim me Dardy, gjersa producent ekzekutiv i këngës është Skivi.