Skitarja austriake, Sophie Sorchag është bërë edhe zyrtarisht një sportiste kosovare.
24 vjeçarja u prezantua sot edhe zyrtarisht nga kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në një konferencë për shtyp, ku u bë e ditur se skitarja e njohur është pajisur me pasaportë të Kosovës.
Në janar të këtij viti, skitarja austriake vendosi ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare, ndërsa prej sot e tutje mund ta bëjë këtë edhe zyrtarisht.
Krasniqi i uroi mirëseardhje garueses së kërcimeve me ski, duke shtuar se është nder për vendin tonë që një garuese e tillë ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën.
Ai madje nuk e fshehu faktin se pret që Kosova të fitojë medalje në Olimpiadën Dimërore me garuesen austriake.
Ndërkaq, Sorchag po ashtu e shprehur privilegjin dhe nderin që e ka për ta përfaqësuar Kosovën, ndërsa premtoi se do ta japë maksimumin për t’i sjell Kosovës suksese, shkruan “Gazeta Express”.
Duhet cekur se Sorchag ishte shpallur kampione e botës në nivelin ekipor me Austrinë në vitin 2021, ndërsa ishte pjesëmarrëse edhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.