Gjilani e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kundër Llapit.
Skuadra e drejtuar nga Zekrija Ramadani, ka fituar me rezultat 2-1, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Granit Jashari në minutën e 7-të dhe Përparim Islami dhjetë minuta më vonë, i dhanë epërsinë prej dy golave Gjilanit.
Krejt çka arriti Llapi ishte të ngushtoj rezultatin me golin e Trimror selimit, në minutën e 39-të.
Skuadra e cila do të kualifikohet në finale do të mësohet në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet në gjilan me 19 prill.