Kënga e re e Skerdit nuk do të publikohet nesër, ndonëse adhuruesit e muzikës së tij ka ditë që e presin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në Instagram, dhe shkaku i anulimit të lansimit është se Kosova është nesër në zi për shkak të dy vrasjeve të grave nga burrat që ndodhën brenda pak ditësh në vendin tonë.
“Jam shumë i tronditur me vrasjet e grave nga burrat brenda pak ditëve në Kosovë. Me këtë shkak, këngën “Xinxerfille” nuk do ta publikoj nesër. Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe uroj që këto dy raste të jenë të fundit”, ka shkruar këngëtari nga Shqipëria, njofton Klankosova.tv.
Kosova nesër ka shpallur ditë zie pasi mëngjesin e sotëm edhe një grua u vra nga bashkëshorti i saj.