Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Skerdi Ago, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Ciocolata” mban titullin kënga e tij e radhës, për të cilën ka bashkuar forcat me këngëtarin Mandi Nishtulla.
E ftuar special në videoklip është valltarja Donjeta Kosumi e njohur për publikun si ‘Kallashi’.

Foto: Screenshot/YouTube
Projekti, i kompletuar edhe me klip, tashmë ndodhet në platformën zyrtare në YouTube.
Teksti dhe muzika janë bërë nga vet Skerdi me producim të këngëtarit Essto.

Foto: Screenshot/YouTube
Miksimi dhe masterizimi nga ana tjetër u realizua nga Alandy me video nga Klid Film.
Besohet që edhe kjo këngë e Skerdit do të pritet mirë nga fansat.