-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Skënderaji i thotë JO vendimit të Qeverisë për çerdhet, por ka një lajm të mirë për fëmijët

Kryetari i komunes së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se për shkak të njoftimit me vonesë nga ana e Qeverisë së Kosovës, çerdhja “Nëna Zahide”, nesër nuk do të hapet.

” Së shpejti fillojmë me ndërtimin e dy çerdheve të reja në qytetin tonë, për të siguruar ambient të mjaftueshëm për fëmijët, ku ata do të mësojnë socializimin dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme edukative”, ka shkruar mes tjerash ai.

Njoftimi i tij i plotë në Facebook:

Të nderuar prindër,

Sapo morëm njoftimin nga Qeveria e Kosovës për hapjen e çerdheve dhe kopshteve të fëmijeve.

Për shkak të njoftimit me vonesë, me qëllim të përgatitjes më të mirë, ndermarrjes së masave parandaluese kundër infeksionit COVID-19 dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve tonë, çerdhja “Nëna Zahide” nuk do të hapet nesër.

Për datën e hapjes së saj do të njoftoheni me kohë. Deri atëherë vazhdoni t’i kushtoni kohë fëmijëve në shtëpi, t’i edukoni e mishëroni me ngrohtësinë dhe edukatën familjare.

Këtë vit 1 qershori-Dita e Fëmijëve po na zë pa aktivitete që zakonisht kemi realizuar si komunë, por sidoqoftë puna dhe angazhimi jonë për fëmijët po vazhdon çdo ditë.

Së shpejti fillojmë me ndërtimin e dy çerdheve të reja në qytetin tonë, për të siguruar ambient të mjaftueshëm për fëmijët, ku ata do të mësojnë socializimin dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme edukative.

Fëmijët meritojnë kujdes të veçantë për çdo ditë, muaj e vit.

Urime Dita e Fëmijëve!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img