Komuna e Skenderajt me anë të një njoftimi në rrjetin social në facebook i’a ka publikuar ish kryetarit të kësaj Komunë, abuzimet që i kanë bërë të emëruarit e tij gjatë qeverisjes sa ai ishtë kryetar, shkruan rajoni.org.
Ata thonë së Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve i formuar me datë 11.02. 2021 nga ish-Kryetari i Komunës, ka abuzuar me përgjegjësitë e tij për të vlerësuar dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore si pasojë e motit të ligë dhe fatkeqësive të tjera natyrore që kanë ndodhur në fillim të muajit shkurt 2021.
Si pas tyrë ky komision ka mohuar të drejtën e vlerësimit të disa bujqëve dhe fermerëve të ndershëm ndërsa i kanë dhënë të drejtë vetës së tyre për vlerësime dhe përfitime duke keqpërdorur detyrën zyrtare në kundërshtim të plotë me ligjin Nr. 06/L- 011 për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionin publik
Sipas dokumenteve të publikuara nga Komuna e Skenderajt, del se kryetari i komisionit Sokol Hoxha ka vlerësuar vetën e tij përkatësisht aplikacionin në emër të tij në vlerë ndër me të lartat prej 5.000 (pesë mijë euro). Ndërsa anëtari tjetër i komisionit Fehmi Lushtaku, ka vlerësuar aplikacionin e djalit të tij në vlerë prej 4179.33 (katër mijë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë euro e tridhjetë e tre centë).
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/100064361785032/posts/298446702310720/?d=n