Një person nga Skenderaj, ka raportuar se vetura e tij është djegur e parkuar në oborr të shtëpisë.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se djegia ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, andaj rastin vazhdon në procedurë hetimore, raporton teve1.info.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Skenderaj 21.04.2023 – 01:25. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur vetura e tij e parkuar në oborrin e shtëpisë. Rasti në procedurë hetimore”, raporti i plotë i policisë.